Siguria ushqimore / Rama ultimatum prodhuesve: Kush s’përmbush standardet, të mbyllë aktivitetin

Data

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ashpërsim të rregullave për sigurinë ushqimore, duke theksuar se Shqipëria ndodhet në një fazë tranzitore 5-vjeçare për t’u përafruar me standardet e Bashkimit Evropian.

Sipas Ramës, kjo fazë tranzitore do të thotë që prodhuesit që nuk përmbushin standardet e BE-së nuk do të kenë të drejtë të eksportojnë, por përkohësisht do të lejohen të konsumojnë vetë prodhimin e tyre. Pas përfundimit të kësaj periudhe, edhe ky përjashtim do të marrë fund.

“Kush nuk është gati, nuk ka rrugë tjetër përveçse të ulë qepenin,” deklaroi Rama, duke theksuar se Shqipëria nuk mund të funksionojë më si një treg i izoluar, por si pjesë e tregut evropian me 450 milionë konsumatorë.

Ai theksoi se praktika si therja e bagëtive pranë banesave apo jashtë kushteve higjieno-sanitare nuk do të tolerohet më, pavarësisht zonës apo traditës lokale. Sipas tij, rregullat e tregut do të jenë të njëjta për të gjithë, nga sipërmarrjet e mëdha deri te fermerët që shesin prodhimet në tregjet lokale.

Rama solli si shembull pozitiv sipërmarrjet bujqësore që tashmë eksportojnë pa probleme dhe që, sipas tij, tregojnë se përmbushja e standardeve është e realizueshme. Ai paralajmëroi se ajo që sot vlen për një pakicë prodhuesish elitarë, nesër do të jetë detyrim për çdo fermer në vend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related