Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar në Tiranë dy takime të rëndësishme me ambasadorët e Itali dhe Francë, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit dypalësh dhe procesi i integrimit europian.
Gjatë takimit me ambasadorin italian Marco Alberti, Hoxha theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe rolin e Italisë si një partner strategjik dhe aleat kyç për Shqipërinë.
Ai nënvizoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në sektorë të ndryshëm dhe avancimin e prioriteteve të përbashkëta, veçanërisht në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimi Europian.
Në takimin me ambasadoren franceze Catherine Suard, ministri vlerësoi nivelin e lartë të marrëdhënieve dhe diskutoi për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha si ekonomia, inovacioni, arsimi, frankofonia dhe shkëmbimet kulturore.
Hoxha theksoi se Franca mbetet një partner i rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë në Europë, si dhe një mbështetëse e fortë e procesit integrues të Shqipërisë.
Takimet u fokusuan gjithashtu në intensifikimin e dialogut politik dhe koordinimin e përbashkët për sfidat rajonale dhe ndërkombëtare.
