“Çështja e “non grata” u ndikua nga lobimi i Soros dhe Edi Ramës”, Berisha: Fitorja e Trump, një hap drejt…

Data

Në një emision televiziv, ishte i ftuar kreu demokrat Sali Berisha, i cili u shpreh se do të nisë përpjekjet e tij, pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet e 5 nëntorit, përsa i takon sanskionit “non grata”.

“Nuk kam bërë asnjë lobim, asnjë pagesë. Thjesht padita në Gjykatë, Sekretarin e Shtetit për shpifje, dhe ky ishte rasti i dytë që ndodhte që një Sekretar Shtetit të paditej në gjykatë nga një shtetas i huaj. Unë nuk kam bërë asnjë lobim, përveçse një mik i vjetër, Reganian,  një avokat i famshëm, Charli Black, pasi u njoh me rastin iu drejtua me një letër një komisioni në kongresin amerikan për të nisur hetimet, duke shpallur veten “lobist pa asnjë pagesë”.  Kam qenë i vendosur të mos shkel  në SHBA përsa kohë Antony Blinken të mbante atë detyrë. Së shpejti falë sovranit amerikan ai do të largohet nga ajo detyrë dhe unë filloj përpjekjet e mia, sqarimet e mia, për të paraqitur të gjitha argumentet”, tha Berisha.

Kreu demokrat tha se ka mbështetur Trump dhe i ka bërë thirrje anëtarëve të PD dhe mbështetësve të saj që të votojnë kandidatin e Partisë Republikane.

A keni ju apo dikush i afërt me Ju, lidhje me z. Lee Zeldin, i nominuar nga Presidenti Trump për të drejtuar Agjencinë e Mbrojtjes së Mjedisit?

Berisha:  Personalisht unë dhe rrethi im i ngushtë nuk ka asnjë lloj njohje me Sekretarin e Shtetit për Klimën, Lee Zeldin. Por kam një mirënjohje të jashtëzakonshme ndaj tij se në tre letra ka kërkuar nga Sekretari i Shtetit prova dhe fakte lidhur me shpalljen time “non grata”, ndërsa e konsideronte atë si një lobim nga George Soros, pasi në hetimet që kishte bërë ai nuk kishte gjetur kurrë ndonjë të dhënë për korrupsionin e Sali Berishës. Unë shfrytëzoj këtë rast për ti uruar sukseset më të mëdha në postin shumë të rëndësishëm që i ka caktuar Presidenti Donald Trump.

Nëse ju apo njerëz të afërt me ju nuk keni lidhje me Lee Zeldin, si i ra atij në vesh çështja juaj, aq sa i kërkoi në një seancë dëgjimore informacion, Sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken?

Konkretisht nuk e di personin që i ka folur, mund të jenë miqtë e mi amerikanë, mund të jenë bashkëatdhetarët tanë. Por mendoj se paraqitja e  rastit tim te Lee Zeldin ka qenë një akt shumë i rëndësishëm për trasnparencën e vendimit mafioz politik të grushtit të shtetit që u ndërmorr ndaj opozitës shqiptare nga mafia shqiptaro-amerikane e Edi Ramës dhe George Soros.

A keni paguar ju, njerëz të afërt me Ju, apo pjesë e diasporës, para në atë që mund ta quajmë lobim apo interesim të kongresmenit të asaj kohe, Lee Zeldin?

Nuk kam bërë asnjë lobim, asnjë pagesë. Thjesht padita në Gjykatë, Sekretarin e Shtetit për shpifje, dhe ky ishte rasti i dytë që ndodhte që një Sekretar Shtetit të paditej në gjykatë nga një shtetas i huaj. Unë nuk kam bërë asnjë lobim, përveçse një mik i vjetër, Reganian,  një avokat i famshëm, Charli Black, pasi u njoh me rastin iu drejtua me një letër një komisioni në kongresin amerikan për të nisur hetimet, duke shpallur veten “lobist pa asnjë pagesë”.  Kam qenë i vendosur të mos shkel  në SHBA përsa kohë Antony Blinken të mbante atë detyrë. Së shpejti falë sovranit amerikan ai largohet nga ajo detyrë dhe unë filloj përpjekjet e mia, sqarimet e mia, për të paraqitur të gjitha argumentet mbi grushtin e shtetit që u krye kundër një force konservatore, vetëm për ti dhënë të gjithë pushtetin, një manari të George Soros në Rajon, Edi Ramës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related