Si telefoni i gruas së Evis Berberit “fundosi” Benet Becin për tenderin 800 mijë euro që i dha Ervis Myftarit, SPAK…

Data

Mesazhet e zbuluara në telefonin e Adela Ruko, bashkëshortes së Ervis Berberit, ish-kreut të ARSH-së i arrestuar nga SPAK, kanë çuar në marrjen të pandehur të Benet Becit dhe 6 anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të cilët vepronin pranë Korporatës Elektro-Energjitike Shqiptare. Benet Beci, aktualisht Kryetari i Bashkisë Shkodër, dhe 6 anëtarët e komisionit, Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, Rudin Gjoni, Adela Ruko, Premtim Dauti, janë vënë në hetim për “Shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”,kryer në bashkëpunim. Sipas dosjes hetimore, telefoni i Adela Rukos, është marrë për llogari të dosjes hetimore që SPAK ka hapur kundër Ervis Berberit.

Detajet

Por teksa aparati i është nënshtruar ekspertimit kompjuterik, është konstatuar se Adela Ruko, gjatë periudhës së vitit 2019, ka pasur komunikime me Benet Becin, që në atë kohë drejtonte institucionin e KESH-it. Adela Ruko, në këtë kohë ka qenë kryetare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, dhe sipas komunikimeve përmes mesazheve, rezulton që ajo të ketë marrë orientime nga titullari i KESH, Benet Beci, dhe bashkëshorti i saj, Ervis Berberi, me qëllim paracaktimin e kompanisë fituese të tenderit me objekt “Zhvillimi i Strategjisë për Sektorin Energjetik”. Ky tender u shpall nga KESH, në 13 janar të vitit 2020 me fond limit të paracaktuar prej 69.5 milionë lekësh ose 695 mijë euro pa tatim mbi vlerën e shtuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related