“Rrumbullakun nuk e kontrollonte krimi, u detyrua të…”/ Lala zbulon emrat e disa kandidatëve për drejtues të policisë

Data

Klodiana Lala ka folur për dorëheqjen e Muhamet Rrumbullakut nga drejtor i Policisë së Shtetit dhe “garën” që është hapur për zëvendësimin e tij.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Lala tha se Rrumbullaku nuk ishte një drejtues i kapur nga krimi dhe se u detyrua të dorëhiqej. Ajo tregoi disa emra kandidatësh që mund ta zëvendësojnë.

“Zoti Rrumbullaku, me gjithë mangësitë që mund të ketë një drejtor, kam krijuar bindjen që nuk ishte i kontrolluar nga krimi i organizuar. Mendoj se zoti Rrumbullaku ishte ndër kandidaturët e gjithëpranuara, pavarësisht se është përdorur fotoja e tij e çiftelisë. Ai bëri një dorëheqje të detyruar, për shkak të presionit që krimi i organizuar bëri ndaj politikës shqiptare. Mund të ketë bërë gabime, por kishte luftë klanesh, brrylash. Ikja e zotit Rrumbullaku do të hapë një gropë të madhe dhe problematike. Një sërë zyrtarësh janë të inkriminuar.

Njëri nga zyrtarët e policisë, kur e pyeta, më tha nuk kandidoj, sepse tha nuk jam në grupin e të preferuarve. Një moment më thotë me batuta, Edi Rama mendon se do të zgjedhe drejtorin e policisë të luftojë krimin, por është krimi që po e zgjedh…
Uroj të jetë i ndershëm dhe me integritet. Megjithatë, kam parë emra të zyrtarëve të mirë në garë. Cilido që të vijë do të ketë anatemim të fortë.

Ju e përmendët zotin Prençi, është një nga kandidaturat, ka karrierë të gjatë, edhe unë nuk e shoh si favorit. Ai thotë se i plotëson kriteret e ligjit dhe për këtë arsye thotë se duhet të jetë.

Një kandidaturë tjetër, është Gentjan Shehaj, sipas meje me shumë integritet, është në akademi. Është Sami Rasha, ka qenë drejtor i SHKB në atë kohë, aktualisht edhe ky është në akademi. Një tjetër, Ardian Çipa, që aktualisht është në Gjirokastër.

Ilir Proda, drejtor i Elbasanit edhe ai kandidaturë. Adriatik Tafçiu, më thanë është ndër kandidatët e favorizuar, ka dakordësi mes palëve. Një tjetër është drejtori aktual i Durrësit, Skënder Hita. Një pjesë prej këtyre i shoh, si me integritet, por këtë nuk e përcaktoj unë. Flitet edhe emri i zotit Nallbati, por deri tani nuk ka. Edhe Edmond Sulaj, drejtor i Shkodrës, që u anatemua nga zoti Bardhi. Është edhe Pëllumb Seferi, tjetër kandidat.

Ministrin e Brendshëm e njoh shumë vite më parë dhe kam gëzuar respekt në distancë. Por kur kam dëgjuar deklaratën e tij për shtyp, që ishte shkruar ose nga Bora Muzhaqi ose nga Elisa Spiropali, propagandë e shëmtuar. Të dëgjosh deklaratën e parë të Ministrit të Brendshëm… Flite për policë të kequshqyer dhe të tradhtuar prapa shpine. Po është ministër zotëria, të marrë masat”, tha Lala.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related