SPAK do të paraqesë prova të reja të martën për Erion Veliajn, kryebashkiaku reagon me mesazh të koduar, jep sinjale…

Data

Të martën, Prokuroria e Posaçme (SPAK) pritet të hedhë në tryezën e Gjykatës së Posaçme (GJKKO) provat e reja që mund të vulosin fatin e Erion Veliajt, i cili ndodhet në arrest që prej shkurtit të këtij viti. Por ndryshe nga pritshmëria për heshtje dhe reflektim, Veliaj ka zgjedhur të flasë përmes TikTok, duke publikuar një video të pazakontë me një rosak në dorë, të cilin e quan “Nesti A.”, një sulm i koduar ndaj denoncuesit misterioz që e përmendi në dosjen e SPAK, duke e kallëzuar dhe fundosur.

Në sfondin e seancës që u shty për mungesë të biznesmenit Elman Abule, mesazhi i Veliajt tingëllon si paralajmërim, se ai tashmë e ka zbuluar kush qëndron pas “goditjes” dhe që e hodhi në “gojën e SPAK”. “Është i vogël, qesharak, i zhurmshëm… por përballë meje duket si mizë”, shkruan ai, duke ironizuar pa mëshirë “Nestin”. Ndërkaq avokati i Veliajt deklaron se do të kërkojë ndryshim të masës së sigurisë nëse SPAK nuk sjell prova bindëse të martën. Por megjithatë kjo panoramë tregon se një gjë është e qartë: Veliaj nuk ka ndërmend të heshtë, madje po luan në mënyrën e tij, me thumbime të koduara dhe sinjale se “loja e madhe” sapo ka nisur.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related