Si e kanë braktisur Ilir Metën besnikët e vetë, Partia e Lirisë drejt shkrirjes, Monika Kryemadhi “delja e zezë” e…

Data

Arrestimi i ish-presidentit Ilir Meta ka shkaktuar një tronditje të thellë në Partinë e Lirisë, duke çuar në një distancim të dukshëm nga ana e besnikëve dhe figurave të njohura të partisë. Meta, i cili e ngriti këtë parti me një bazë të fortë mbështetësish, po përballet me akuza të rënda për korrupsion dhe pastrim parash. Pas arrestimit, shumë nga figurat e besuara të partisë kanë filluar të distancohen prej tij, duke e lënë Partinë e Lirisë në një pozicion të dobët dhe të pasigurt për të ardhmen. Hetimet e SPAK kanë zbuluar marrëveshje të dyshimta dhe përdorim të influencës për përfitime personale në mënyrë të paligjshme, të cilat përfshijnë edhe bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, e cila është po ashtu nën hetim. Me situatën që sa vjen e rëndohet, mbështetësit e Metës po distancohen për të shmangur çdo lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij.

Figura si Petrit Vasili, Nora Malaj, Edmond Panariti, Haxhinasto, Petraq Milo, Petrit Sina, Viktor Tusha, Agim Nesho, apo Silva Caka, nuk janë shfaqur në emisionet televizive ku çështja e arrestimit të Ilir Metës është folur gati çdo ditë në të gjitha televizionet. Madje gazetari dhe moderatori Ylli Rakipi tha në emisionin e tij se shumë besnikë të Metës nuk ia kanë hapur as telefonin kur ka tentuar t’i ftojë në studio. Ky qëndrim i besnikëve mund të çojë në shkrirjen ose transformimin e Partisë së Lirisë, e cila deri më tani është mbajtur në këmbë falë ndikimit të Metës, apo dhe Kryemadhit, e cila tashmë është përjashtuar nga kjo parti. Ajo shihet edhe si “delja e zezë”, pasi akuzohet vetë nga Meta se është bërë bashkëpunëtore e SPAK. h-presidenti gjatë gjithë kësaj kohe nuk ka sulmuar vetëm Altin Dumanin pas arrestimit të tij, por ka etiketuar edhe Monika Kryemadhin duke e quajtur “dumdumane”.

Madje në letrën e fundit të Metës, ai shfajësoi veten duke ia faturuar të gjitha shkeljet që gjeti SPAK Monika Kryemadhit. Përpara se të zbardhej përplasja e tyre në media, Meta akuzoi Kryemadhin në një mbledhje private me Partinë e Lirisë se ajo është peng i Dumanit. Meta po ashtu e akuzonte Kryemadhin se me veshjet e shtrenjta që ekspozojnë kanë ndjellë SPAK në zyrat e ish-LSI. Madje kur u thirr për herë të fundit në SPAK, Meta bëri deklaratën e fortë se kush e mbështet këtë institucion nuk meriton as fjalën ‘baxhellë’, duke shigjetuar me këtë term ish-bashkëshorten tij, e cila pas daljes nga Prokuroria e Posaçme tha se nuk ndan të njëjtin mendim me Metën lidhur me SPAK-un.

Largimet e mëdha ndër vite te ish-LSI

Por goditja që i bëri SPAK Metës dhe Kryemadhit, paralajmëron se Partia e Lirisë nuk e ka shumë të gjatë. Edhe me rikthimin e Ilir Metës së fundmi në krye të ish-LSI, pas kohës së gjatë që ai qëndroi si President, kjo parti nuk u rimëkëmb, pasi goditjet dhe sinjalet se një ditë do të shkonte drejt shkrirjes i ka dhënë që në vitin 2009. Faza e parë e largimeve te ish-LSI u shënua në korrik-gusht të vitit 2009, kur Ilir Meta mblodhi 85 mijë vota për të rrëzuar Sali Berishën nga pushteti dhe më pas iu bashkua Berishës, duke qeverisur bashkë deri në vitin 2013. Figurat kryesore themeluese si Fatos Klosi, Sabit Brokaj, Pëllumb Xhufi, Ndre Legisi, Mustafa Muçi dhe Sokol Axhemi kundërshtuan aleancën me Berishën dhe u larguan nga LSI-ja. Meta i konsideroi largimet si diversion i Edi Ramës. ‘Eksodi’ i dytë i madh në LSI është shënuar pas aleancës së dytë mes Ilir Metës dhe Sali Berishës, në fillim të vitit 2018 deri para zgjedhjeve parlamentare 2021. Nga partia e Ilir Metës u larguan Nasip Naço, Lefter Koka, Gledion Rahovica, Alqi Bllako, Elez Gjoza, Hasan Halili etj.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related