Nuk ka fonde, kujdesi shëndetësor në banesë për të moshuarit rrezikon të ndalet

Data

Kujdesi shëndetësor në banesë për të moshuarit, i cili filloi si projekt pilot, rrezikon të mos vijojë më për shkak të mungesës së fondeve.

Sipas një raporti monitorues të organizatës “Together for Life”, mungesa e një buxheti të qëndrueshëm nga ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS) rrezikon qëndrueshmërinë e këtij shërbimi jetësor.

Shërbimi u nis si projekt pilot në vitin 2021 në qendrat shëndetësore të Fierit dhe Dibrës. Më vonë, në kuadër të projektit “Shëndet për të Gjithë” (HAP), u shtri në 120 qendra shëndetësore falë dhe mbështetjes financiare të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SCD).

“Krijohet përshtypja se deri tani, MSHMS ia ka lënë barrën financiare donatorëve, konkretisht qeverisë zvicerane, nëpërmjet projektit HAP,” thuhet në raport.

Rreth 35% e të moshuarve mbi 70 vjeç vuajnë nga kufizime të lëvizjes, që i bëjnë ata të varur nga shërbimet shëndetësore në banesë. Shifrat rriten ndjeshëm në moshën mbi 85 vjeç.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related