Shtyhet seanca për dosjen “5D”, nën akuzë ish-drejtorët e Bashkia Tiranë për shkelje të barazisë në tendera

Data

Është shtyrë seanca gjyqësore për dosjen e njohur si “5D”, ku të pandehur janë disa ish-drejtorë të Bashkia Tiranë.

Sipas gazetares Anila Hoxha, seanca e radhës është caktuar të zhvillohet më 18 maj.

Në këtë proces gjyqësor janë nën akuzë ish-drejtorët Redi Molla, Taulant Tusha dhe Mariglen Qato, të cilët akuzohen për veprën penale të “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera”.

Çështja lidhet me procedura prokurimi dhe tendera të zhvilluar gjatë kohës kur ata ushtronin funksione drejtuese në Bashkinë e Tiranës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related