Prej gushtit të këtij viti, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur hetimet për dy tenderë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të cilat janë fituar nga kompania Smartmatic. Këta tenderë, të cilët përfshijnë pajisjet për identifikimin biometrik dhe për votimin e numërimin elektronik, kanë një vlerë prej 21 milionë dollarësh.
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, për Report Tv ka deklaruar se nuk është i shqetësuar për hetimin, duke theksuar se procesi ka qenë tërësisht legjitim.
“Personalisht kam 0 shqetësim si për veten time, por edhe për këdo tjetër nga KQZ të angazhuar në këtë proces. Mendoj se nuk do të kishte dobi çfarëdo që të them unë, pasi në fund është dikush tjetër që jep vlerësimet edhe për këtë rast. Procesi ka të gjithë legjitimitetin në çdo pikëpamje”, – thotë Celibashi.
Sa i përket zgjedhjeve të vitit 2025, Celibashi theksoi se është tepër vonë për të shtrirë votimin elektronik në gjashtë qarqe, duke sugjeruar që mundësitë janë të kufizuara në 1, 2 ose 3 qarqe.
