U k*rcënua nga ish-ministri Beqaj në komisionin hetimor për sterilizimin, reagon Albana Vokshi

Data

Albana Vokshi, në një deklaratë për media pasi Komisionit Hetimor për Check Up dhe Sterilizimin i skadoi afati i punimeve, është shprehur se do të dorëzojnë në SPAK kallëzim të ri “ku do jetë e analizuar në detaj skema financiare e zhdukjes të qindra milion eurove”.
Vokshi, e cila ishte dhe kryetare e këtij komisioni, tha se kanë prova dhe fakte të mjaftueshme sesi sipas saj janë vjedhur më shumë se 200 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Për punën e Komisionit, deputetja demokrate deklaroi se për opozitën “nuk ka qenë e lehtë! Siç mund ta keni parë, orë të tëra luftë nervash, mbledhje me orë të gjata pa pushim. Pa kompromis”.

Ndër të tjera listoi gjithë problematikat e hasura dhe shtoi se përgjatë gjithë ecurisë së komisionit mazhoranca ka dëshmuar që nuk ka pasur kurrë vullnet që të bëjë hetim parlamentar.

Në përfundim, Vokshi deklaroi se “askush nga ata që bëri biznes me jetën e shqiptarëve, nuk do të gëzojë asnjë qindarkë të vjedhur”.

Deklarata e plotë e Albana Vokshit:

Të nderuar qytetarë,

Keni ndjekur, shumica prej jush me vëmendje, punimet e Komisionit hetimor për dy shërbimet publike në shëndetësi, Check up dhe sterilizim.

Check up u kontraktua në 15 janar të vitit 2015, kompani koncesionare 3P Life ( me kompanitë përfituese Marketing and Distribution (80%) dhe Trimed (20%))

Sterilizimi i kontraktuar në 10 dhjetor 2015, firmosur nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, dhe shoqëria ‘SaniService’ sh.p.k., aksionerët e së cilës janë Investital LLC dhe kompanitë italiane ‘Servizi Italia’, ‘Tecnosanimed’ dhe ‘U.Jet S.r.l.

Të dyja procedura me shkelje të rënda ligjore dhe pabarazi në pjesëmarrjen ne tender.

I kemi denoncuar prej 10 vitesh, çdo ditë.

I kemi kallëzuar pranë organeve hetimore.

Kemi dëshmuar sa herë ka pasur nevojë si persona në dijeni të këtyre fakteve të rënda penale.

Kemi qene persistentë, të vendosur për të zbardhur këto afera kriminale korruptive që i kanë kushtuar shqiptarëve deri më sot, mbi 200 mln EURO.

Kemi bërë betejat tona me protesta e mosbindje civile në parlament për të drejtat tona për të ngritur komisione hetimore një prej të cilave ai për dy shërbimet e sipërcituara.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related