Samiti i Ukrainës në Tiranë, ish-diplomatja Zhulali për Panorama TV: U shfrytëzua në mënyrë të qëllimtë nga Rama për të ripërtërirë imazhin e tij të njollosur

Data

Ish-diplomatja, Ilda Zhulali deklaroi në një intervistë për Panorama TV se Samiti i organizuar në Tiranë më 28 shkurt ishte në shenjë solidariteti me Ukrainën, duke shtuar se “vendet tona kanë një peshë të papërfillshme”.

Ajo theksoi se ky Samit u shfrytëzua nga kryeministri Edi Rama për të ripërtërirë, sipas saj, imazhin e njollosur në skenën ndërkombëtare.

Gjithashtu shtoi se ishte një mundësi që iu ofrua presidentit serb Aleksandër Vuçiç për të ridimensionuar figurën e tij pas sulmit terrorist në Banjskë.

Ilda Zhulali: “Vendet tona kanë një peshë shumë të vogël, të papërfillshme. Megjithatë nga ky samit u rishpreh në një formë solidariteti ndaj Ukrainës. Më tepër se sa kaq, ky samit, më vjen keq që ta them, por u shfrytëzua në mënyrë të qëllimtë nga Rama për të ripërtërirë imazhin e tij të njollosur në skenën ndërkombëtare pas aferës së korrupsionit me McGonigal, pas mungesës së takimeve që pati gjatë vizitave që bëri në New York dhe aktiviteti i tij ndërkombëtar, apo serioziteti me të cilin e marrin liderët e huaj.

Ishte për fat të keq një mundësi që iu ofrua presidentit Vuçiç për të ridimensionuar figurën e tij pas sulmit terrorist që bëri Serbia në Banjskë, dhe pas zgjedhjeve që kanë kontestuar nga komuniteti.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related