Mjeku kirurg Nikolla Nunka shtrohet në spital pas arrestimit për ngacmim seksual ndaj një 21-vjeçareje

Data

Mjeku kirurg Nikolla Nunka, i arrestuar pas denoncimit të një 21-vjeçareje për ngacmim seksual, është shtruar në spitalin e Korçë pasi ka shfaqur probleme shëndetësore.

Sipas informacioneve paraprake, mjeku ka pasur më herët probleme kardiake dhe nuk është ndjerë mirë gjatë qëndrimit në ambientet e komisariatit, çka ka bërë që ai të dërgohet me urgjencë për kontroll mjekësor.

Pas ekzaminimeve dhe elektrokardiogramës, mjekët kanë konstatuar probleme me zemrën dhe kardiologu ka vendosur që ai të mbahet i shtruar në spital nën monitorim.

Ndërkohë, mbetet për t’u përcaktuar nëse seanca për masën e sigurisë, e planifikuar për ditën e nesërme, do të zhvillohet në ambientet e spitalit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related