Shqiptarët protestojnë në Torino, kërkojnë largimin e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama

Data

Dhjetëra shqiptarë janë mbledhur këtë të diel në qytetin e Torinos, në Itali, ku kanë zhvilluar një protestë duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.

Protestuesit marshuan në disa nga rrugët kryesore të qytetit, ndërsa gjatë tubimit shprehën mbështetjen e tyre për protestat që po zhvillohen prej një muaji në Tiranë.

Sipas organizatorëve, protesta në Torino është pjesë e një serie aktivitetesh të organizuara nga diaspora shqiptare në qytete të ndryshme të botës, në solidaritet me protestuesit në Shqipëri.

Ndërkohë, në Tiranë pritet të nisë në orën 19:00 protesta e 30-të radhazi para Kryeministrisë, ku organizatorët kanë bërë të ditur se do të vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related