“Pushteti në fund të rrugës”/ Lela: Opozita të mos merret me skeptikët, qeveria po mbron veten

Data

Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela, deklaroi pas protestës së opozitës se pushteti aktual ndodhet “në kilometrin e fundit” dhe se opozita nuk duhet të humbasë kohë duke u përpjekur të bindë skeptikët, të cilët sipas tij janë në fakt antiopozitarë.

Në një intervistë televizive, Lela tha se kritikët e veprimeve të opozitës do të gjejnë gjithmonë një arsye për ta kundërshtuar, pavarësisht nëse protesta është paqësore apo e tensionuar. Sipas tij, debati me këta zëra është i panevojshëm dhe energjia duhet përqendruar te veprimi politik në terren.

Ai shtoi se qeveria nuk po mbron individë të veçantë, por po përpiqet të mbajë pushtetin, pasi çdo dorëzim sipas tij do të nënkuptonte fundin e saj. Lela e cilësoi përballjen e fundit si një konflikt mes atyre që, sipas tij, kërkojnë ndalimin e korrupsionit dhe atyre që duan të ruajnë pushtetin me çdo kusht.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related