Ilir Demalia tregon kush është analisti i njohur që rrëmbeu armët në ’97 për të rrëzuar nga pushteti Berishën dhe…

Data

Analisti i njohur Ilir Demalia, ka bërë deklarata të forta mbi situatën politike në Shqipëri dhe rolin e disa figurave kyçe në histori. Në një intervistë për “Dritare TV”, zoti Demalia zbulon se një nga analistët që dikur rrëmbeu armët për të rrëzuar nga pushteti Sali Berishën në vitin 1997 tani po paguhet nga ish-kryeministri. Për më tepër, Demalia flet për pasuritë e shkëlqyera të “non-gratës” Berisha dhe identifikon një ish-ministre të PS-së që duhet të përballet me drejtësinë. Në këtë kontekst, ai analizon dështimin e protestës së 7 tetorit dhe parashikon shkrirjen e Partisë Demokratike, duke theksuar se Berisha rrethohet nga njerëz të inkriminuar. Por çfarë do të sjellë e ardhmja për këto figura dhe për politikën shqiptare? Për më tepër lexoni intervistën e zotit Demalia…

-Zoti Demalia, si e shikoni situatën politike brenda PD? Po protesta e PD a i arrti pritshmëritë

Demokratët janë kthyer në një neveri që po rrudhen edhe më shumë, dhe të keqin që po bëjnë ata është se po e çimentojnë pushtetin e Ramës, që nuk është e mirë as për zhvillim demokratik, as për zhvillimin politik, dhe as për vetë pushtetin e gjatë që të korrupton. Ndaj bota i ndërron pushtetet. Po i lënë Ramës të gjithë pushtetin në tavolinë, dhe ka dy arsye: këto ose janë të korruptuar, ose ka shumë mundësi sepse nuk ka mundësi që këto paskan një diktaturë dhe një regjim shumë të egër. Këto u pasurokan çdo ditë duke ngritur pallate e bërë biznese dhe zhvillohen çdo ditë. Këto e dinë se çfarë do të thotë diktaturë. Diktatura, jo që nuk të lë të ngresh pallate, por diktatura shkon e të merr dhe florinjtë që kishe fshehur, e të varte dhe në litar. Këto e kanë me të dëgjuar e të parë te filmat e Kinostudios. Këto nuk dinë se çfarë kanë, nuk kanë një objekt që të dimë se për çfarë po protestojnë.

Fakti që dalin me bluza “Free Berisha” është absurd; pse do të shkoj në protestë të bëj thirrje “Free Berisha” kur familja e Berishës kishte vetëm 2 dhoma e kuzhinë te shkolla “Migjeni” dhe asgjë tjetër nuk ka patur në Tiranë, e tani kanë prona deri në Hungari, në Budapest, në Amsterdam e Belgjikë? Pronat që kanë këtu e milionat që japin, 500 mijë dollarë për avokatin, do të thotë që të kesh të paktën pasuri 50 milion. Të dalësh në protestë për “Free Berisha” është një qëndrim i pafavorshëm; ai duhet të shkojë të ballafaqohet me drejtësinë dhe të gjejë nëse ka të drejtë. E dyta, të protestojë për Llozhanin, nuk më kërcen për ish-ministrin e Brendshëm e bashkë me të vëllain, por problemi është se nuk mund të jem kaq i ndryrë sa të inskenoj një skenë që e dinte e gjithë PD-ja, dhe e lanë Salianjin si idiot, vetëm dhe ky kujton se është me të vërtetë hero.

Edhe njeriu që ka 100 faje nuk mund t’i ngarkosh gjëra që nuk janë. Ky mundi interpretohet sikur ka thënë se është trafikant droge vëllai i Xhafajt. Këto thonë se Geront Xhafaj ishte trafikant droge e është kapur në Itali, e po rrinte në Shqipëri. Ti nuk bëre këtë, por bëre një inskenim të tërë, dhe e bëjnë në mënyrë primitive pasi nuk janë as specialistë për ta bërë atë inskenim, dhe e hëngri si derri. Në të gjithë botën dënohesh për të bësh të tilla inskenime

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related