Dyshime për vonesën e SPAK në çështjen Balluku, ngrihen pikëpyetje mbi kërkesën për arrestim

Data

Portali Lapsi.al ka publikuar një analizë ku ngre pikëpyetje mbi arsyet e mosdërgimit ende në Kuvend të kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas rëndimit të akuzave ndaj saj.

Sipas artikullit, drejtuesi i SPAK, Klodian Braho, i cili në dhjetor të vitit të kaluar kishte mbështetur kërkesën për arrestimin e Ballukut për shkak të rëndimit të pozitës penale, nuk ka ndërmarrë ende një hap të ri procedural, pavarësisht se hetimi, sipas njoftimeve të SPAK, është zgjeruar me dyshime për korrupsion dhe pastrim parash.

Analiza i referohet edhe deklaratave të kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili ngriti publikisht dyshime nëse ka pasur ndërhyrje politike për shtyrjen e procedurës.

“A ka ndërhyrë Edi Rama tek drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme për të shtyrë, të paktën deri në shtator, zbatimin e ligjit dhe të të njëjtit standard në çështjen Balluku?”, ishte pyetja e ngritur nga Bardhi.

Në vijim, Lapsi.al argumenton se mungesa e një shpjegimi publik nga SPAK ka shtuar spekulimet mbi arsyet e kësaj vonese, duke theksuar se institucioni duhet të sqarojë publikisht qëndrimin e tij përballë rëndimit të akuzave.

Sipas analizës, një kërkesë e re për heqjen e imunitetit të Ballukut do të kishte ndikim të rëndësishëm politik, ndërsa shtyrja e saj deri në sesionin e ardhshëm parlamentar do të ulte presionin ndaj mazhorancës.

Artikulli e cilëson çështjen Balluku si një provë të rëndësishme për SPAK-un dhe drejtuesin e tij, duke argumentuar se hetimi nuk lidhet vetëm me pasuri të dyshuara të përfituara në mënyrë të paligjshme, por me mënyrën se si funksionon sistemi i korrupsionit në nivelet më të larta të qeverisjes.

Në përfundim, analiza thekson se, sipas autorit, mënyra se si do të trajtohet kjo dosje do të jetë një test për besueshmërinë e SPAK-ut dhe për vijimin e luftës kundër korrupsionit në Shqipëri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related