Shqipëria në prag të shortit: statistikat surprizë zbulojnë skenarin më të lehtë të “play off”-it për Botërorin 2026

Data

Pak orë para hedhjes së shortit të Botërorit 2026, “Football Meets Data” publikoi një analizë të detajuar statistikore mbi gjasat e ekipeve pjesëmarrëse për të fituar turneun. Shqipëria ndodhet në vazon e katërt dhe është pjesë e grupit të “play off”-it, ku do të përballet me Ukrainën, Suedinë dhe Poloninë. Vetëm fituesi i këtij katërsheje siguron një vend në Botëror.

Sipas studimit, asnjë nga ekipet e “play off”-it nuk ka më shumë se 1% shanse për të fituar Kupën e Botës, ndërsa grupi ku bën pjesë Shqipëria renditet ndër më të dobëtit në Europë—që nënkupton se rruga drejt Botërorit, të paktën në letër, është më e lehtë se sa mund të pritej.

Në krye të listës së favoritëve qëndron Spanja, me plot 22% probabilitet për të fituar trofeun, e ndjekur me distancë nga kombëtaret e tjera. Kampionët aktualë të Europës paraqiten të shkëputur në parashikimet statistikore, me pritshmëri që kujtojnë fitoren e vitit 2010.

Shorti i fazës finale hidhet sot në orën 18:00.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related