“Shqipëria Bëhet” proteston para Kryeministrisë, tensione me policinë gjatë tubimit kundër qeverisë

Data

Protestues të lëvizjes “Shqipëria Bëhet” vijuan edhe këtë të diel protestën para Kryeministrisë në Tiranë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Me pankarta dhe kartonë në duar, protestuesit hodhën thirrje kundër qeverisë, ndërsa dëgjoheshin slogane si “Edi Rama o hajdut”.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, gjatë protestës pati edhe tensione me policinë, e cila u kërkoi protestuesve të largoheshin nga sheshi para godinës së Kryeministrisë.

Protesta zhvillohet pavarësisht procedimeve penale të regjistruara më herët nga Policia e Shtetit ndaj disa prej organizatorëve.

Mes tyre është edhe aktivisti Adriatik Lapaj, ndaj të cilit policia ka ngritur disa akuza, përfshirë “pushtim të tokës”, “organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “prishje të qetësisë publike”.

Protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë tubimet e tyre para Kryeministrisë, ndërsa kjo është një nga protestat e shumta të organizuara në muajt e fundit nga kjo lëvizje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related