Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në Iran: Gjithçka është në tavolinë

Data

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nuk ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në Iran, duke theksuar se të gjitha opsionet mbeten të hapura.

Në një intervistë për mediat e huaja, Trump u shpreh se administrata e tij po shqyrton çdo mundësi përballë tensioneve në rritje me Teheranin.

“Gjithçka është në tavolinë. Gjithçka,” deklaroi ai, duke lënë të hapur edhe mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake.

Presidenti amerikan komentoi gjithashtu zhvillimet e fundit në Iran pas vdekjes së ish-udhëheqësit suprem Ali Khamenei, duke theksuar se udhëheqësi i ri duhet të ketë një marrëdhënie të pranueshme me Shtetet e Bashkuara.

Sipas Trump, kushdo që pason Khamenein nuk do të mund të qëndrojë gjatë në pushtet pa një formë miratimi nga Uashingtoni.

Deklaratat e tij vijnë në një moment kur tensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë përshkallëzuar ndjeshëm, ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme po përfshin gjithnjë e më shumë vende të rajonit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related