“Shfaqje elektorale”/ Eksperti italian: Qeveria Meloni mund të ndryshojë ligjin

Data

President i Konsorciumit Italian te Solidaritetit, Gianfranco Schiavone, njëkohësisht edhe ekspert për çështjet e migracionit, tha se vendimi i Gjykatës së Romës ishte konform vendimarrjes së Gjykatës Evropiane, e cila kërkon nga qeveria Meloni të specifikojë se cilat vende janë të pasigurta për emigrantët.

Në një intervistë për Syri Tv, Schiavone thotë se strukturat akomoduese për emigrantët që do të vinin nga Italia në Shqipëri, ishin një operacion i dështuar, ndërsa shton se në Itali mund të ketë një situatë bllokimi, në lidhje me procedurën.

“Procedura e kufirit dhe mbajtja e lirisë personale mund të ketë qenë në bazë të vendimit të Gjykatës së Romës. Qeveria italiane ka ndjekur një procedurë kufiri, por gjykata evropiane me një vendim të saj më parë, që nënvizon se të gjithë ata që vijnë nga vendet e treta, qeveria i italiane ka klasifikuar si të pasigurta. Të pasigurta janë ato vende në të cilat krijohen torturime apo trajtime çnjerëzore.

Sipas vendimit të Gjykatës së Romës duhen vlerësuar në mënyrë konkrete se kush janë këto dhe vende dhe çfarë ndodh në këto vende. Në bazë të vendimit të gjykatës dhe elementëve janë përcaktuar vendet e sigurta dhe të pasigurta, por duhen parë edhe burimet ndërkombëtare ku bazohen shkeljet e të drejtave të njeriut që ne në Itali e dimë se cilat janë.

Besoj se qeveria italiane nuk do të përsërisë të njëjtat operacione, sepse do ketë të njëjtat rezultarte. Mendoj se do ketë një situatë bllokimi me këtë procedurë, nuk di ç’të them e s’dua të them për pasojat. Mund të jetë hera e parë dhe e fundit e kësaj ngjarje. Ishte e destinuar të dështonte. Gjykata ndërhyri sepse sipas procedurës duhet të ndërhynte, pasi të depërtoheshin dhe s’mund të vendosë kur nuk janë. Operacioni s’ishte konform ligjeve’.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related