Në korrik të vitit 2023, qeveria e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama miratoi një ligj që lejon kultivimin e kanabisit mjekësor dhe të nënprodukteve të tij. Ky aktivitet, dikur i paligjshëm, do të monitorohet me masa të rrepta sigurie dhe do të rregullohet nga një agjenci e re qeveritare
“E para është monitorimi dhe kontrolli i kanabisit që do të kultivohet dhe i nënprodukteve/produkteve të tij, për qëllime mjekësore dhe industriale, pra nuk flitet për të gjitha llojet e kanabisit, vetëm për ato që janë të licencuara dhe të lejuara në bazë të ligjit,” tha në një intervistë drejtoresha e Agjencisë Kombëtare për Kontrollin e Kanabisit, Linda Pustina.
“E dyta është asistimi i komisionit të licencave, për të gjitha praktikat në kuadër të licencimit të produkteve, pra licencat që do t’u jepen kompanive që do të operojnë në këtë sektor,” shtoi ai.
Sipas Pustinës agjencia parashikohet të jetë administratore e databazës për të gjitha kompanitë e licencuara, si dhe të bëjë të gjithë informimin në lidhje me procesin.
Industria globale e kanabisit mjekësor vlerësohej në 13 miliardë euro në vitin 2023. Me klimën e saj mesdhetare dhe tokën pjellore, Shqipëria synon të bëhet një qendër e rëndësishme e prodhimit të kanabisit mjekësor në rajon.
