Për avokaten Adriana Kalaja, askush nuk ka pritshmëri që të huajt apo ambasadorët të zgjidhin problemet në Shqipëri, porse të shohin atë se çfarë po ndodh me sistemin e drejtësisë dhe reformën në thuajse një dekadë në vendin tonë.
E ftuar në një emision televiziv, Kalaja tha se tanimë kemi një administratë të ndryshuar në SHBA, ndaj dhe dokumentet e përcjella në Ambasadën amerikane në Tiranë, kanë si qëllim që të kthehet vëmendja te zbatimi i Reformës në Drejtësi, se si është e mundur që një gjyqtare aq e diskredituar sa Irena Gjoka, të jetë pjesë e sistemit kur ajo vetë fsheh faktin dhe dënimin penal nga një shtet tjetër.
Jam në kontakt me Prokuorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Drejtësisë që lidhet me gjyqtaren me tre mbiemra. Ne po i themi ambasadës amerikane që kjo gjyqtare ka këtë profil integriteti moral e profesional, si ka mundësi që ju si mbështetës të reformës keni mbështetur këtë gjyqtare edhe në aspektin penal. I kërkoj vetëm dhënien e informacionit, ia jap në mënyrë të detajuar kam paraqitur korrespondencën me Prokurrinë e Përgjithshme, e cila ka nisur hetimet që në prill 2024 dhe ne s’kemi ende raport konkret.
