Deputeti i Partisw Demokratike Kreshnik Çollaku ka replikuar me tone të ashpra me nënkryetaren e parlamentit serb, Marina Ragus, në lidhje me Kosovën dhe zhvillimet në rajon.
Çollaku, në takimin e Nismës së Europës Qendrore në Romë, që u mbajt më 22 prill 2024 tha se Serbia flet në Ballkan me gjuhën e Putinit në Ukrainë.
Demokrati theksoi se Jugosllavia ka vdekur dhe se nostalgjia serbe për të nuk është realiste. Ai gjithashtu shtoi se ndërsa Serbia flet për luftë, Shqipëria flet për integrim në BE.
Replika e Kreshnik Çollakut me Nënkryetaren e Parlamentit Serb dhe Kryetaren e Komisionit të jashtëm të Parlamentit Serb Marina Ragus, për Kosovën, në takimin e Nismës së Evropes Qendrore në Romë,22 prill 2024
