‘Sherrnajë brenda strukturave’/ Elezi komenton Primaret në PD: Festival ku fituesit i zgjedh drejtuesi

Data

Ish-kreu i PD-së së Kukësit, Ibsen Elezi, ka kritikuar ashpër procesin e Primareve në Partinë Demokratike, duke i cilësuar si një “sherrnajë brenda strukturave”. Ai theksoi se në këtë proces pranohet hapur edhe vjedhja e votës, dhe nuk ka debat të vërtetë.

Elezi është i mendimit se primaret janë një dështim, pasi në fund do të vendosen ata që do Sali Berisha, ndërsa Gazment Bardhi, si manipulues i këtyre proceseve, do t’i serviloset për të qenë në listë. Ai e krahasoi situatën me një “festival” ku fituesit i zgjedh drejtuesi, duke theksuar se Bardhi është një figurë e diskredituar dhe nuk mund të ketë sukses me primaret në PD.

Sipas Elezit, në  PD nuk respektohet vota dhe se e gjithë situata ka degraduar deri në pranim të hapur të vjedhjes. Ai solli edhe shembuj konkretë, si deklaratat e Albana Vokshit dhe Edi Palokës, që kishin pohuar se votat ishin vjedhur. Elezi tha se ky proces është një “sherrnajë” dhe se ata që manipulojnë në këtë mënyrë nuk mund të sjellin progres në PD dhe as në shoqërinë shqiptare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related