Policia e Fierit arreston 29-vjeçarin R.O për shpërndarje kanabisi, sekuestron 35 doza dhe dy celularë.

Data

Një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike është goditur nga Policia e Fierit këtë të martë, ku në pranga ka përfunduar shtetasi R.O 29 vjeç, banues në Fier.

Sipas njoftimit, arrestimi u krye pas administrimit të shpejtë të informacioneve operative nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca e Posaçme Operacionale.

I riu u kap në lagje të ndryshme të qytetit, me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, të ndarë në 35 doza të gatshme për shitje.

Gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin që ai drejtonte, policia gjeti dhe sekuestroi: 35 doza kanabisi, 2 celularë që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin kriminal.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related