Partia Demokratike akuzon zv.kryeministren Belinda Balluku, njëherazi ministre të Energjetikës, se ka emëruar në krye të KESH, kunatin e ish-prokurorit të Vlorë të arrestuar nga SPAK Aurela Zarka. Kjo, sipas një deklarate nga Klevis Balliu, është bërë për ta shpërblyer atë për arrestimin e Fredi Belerit në Himarë dhe për t’i dhënë garanci se nuk e ka shitur.
Në një deklaratë nga selia blu, Balliu tha se emërimi i kunatit të Zarkës, Erald Elezi, erdhi 24 orë pas arrestimit të ish-prokurorit me urdhër të SPAK. Balliu i bëri thirrje organeve ligjazbatuese që të hetojnë lidhjet e Belinda Ballukut me këto aksione
Deklarata e plotë e koordinatorit rajonal të Tiranës, Klevis Balliu
Me datën 13 mars 2024 Erind Sulo emërohet administrator dhe drejtor i ri i Korporatës Elektroenergjitike shqiptare. Por për habinë e të gjithëve, ai shkarkohet nga kjo detyrë 4 muaj më pas, motivacioni i shkarkimit të tij mbeti mister, pasi nuk rezultonte që ai te kishte ndonjë problem, nuk rezultonte të kishte mosmarrëveshje me ministren e Energjisë Belinda Balluku, përkundrazi ai u pa në rrethin e ngushtë të Ballukut dhe mori mbështetjen e saj pas shkarkimit.
