Apeli shfuqizon dënimin e Gjykatës së Sarandës për biznesmenin e njohur, hiqet sekuestro për pallatin 7-katësh

Data

Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke urdhëruar heqjen e sekuestrimit për një pallat 7-katësh të ndërtuar nga biznesmeni Pando Papuçi, i cili ishte dënuar më parë për “ndërtim të paligjshëm”.

Në prill të 2024-ës, Gjykata e Sarandës kishte shpallur fajtor Papuçin dhe e kishte dënuar me 2 vite burg për “ndërtim të paligjshëm për qëllime fitimi”. Po ashtu, kompania e tij “2P-SJ” sh.p.k. u shpall përgjegjëse për këtë vepër penale dhe iu dha dënimi i “mbarimit të personit juridik”. Gjykata e Shkallës së Parë gjithashtu kishte vendosur konfiskimin dhe kalimin e objektit 7-katësh në favor të shtetit.

Megjithatë, Prokuroria e Sarandës kishte kërkuar një dënim më të lehtë për Papuçin, duke propozuar një dënim prej 5 vitesh burg që mund të shndërrohej në shërbim prove pas uljes së dënimit. Gjykata e Shkallës së Parë kishte vendosur një dënim më të rëndë, duke e dënuar Papuçin me 2 vite burg efektiv.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related