Sherr mes reperëve në Prishtinë/ Butrint Imeri dhunohet nga Finem, detaje nga ngjarja

Data

Një incident i rëndë dhune raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kaluar në Prishtinë, ku dy emra të njohur të muzikës janë përfshirë në një konflikt fizik.

Sipas burimeve, reperi Finem, së bashku me disa persona të tjerë, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj këngëtarit Butrint Imeri. Si pasojë, Imeri ka pësuar lëndime të konsiderueshme dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pranë një hoteli në Prishtinë, ndërsa rrethanat dhe motivet e konfliktit mbeten ende të paqarta. Butrint Imeri është paraqitur në QKUK, ku ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga artistët e përfshirë, ndërsa policia nuk ka dhënë ende detaje të plota për rastin. Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat shprehin shqetësim për gjendjen shëndetësore të këngëtarit dhe kërkojnë sqarime të mëtejshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related