Mijëra qytetarë nga Berati, Kuçova, Dimali, Skrapari dhe Poliçani janë nisur drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës kombëtare të opozitës që do të mbahet në orën 18:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Kryeministrisë.
Sipas organizatorëve, nga qarku janë nisur mbi 210 automjete, si dhe një autobus me të rinj. Protestuesit janë organizuar në mënyrë të koordinuar, ndërsa disa grupe janë nisur që prej mbrëmjes së djeshme.
Përfaqësues të opozitës theksojnë se protestat do të vijojnë deri në arritjen e objektivit të tyre politik, duke e cilësuar tubimin si një moment të rëndësishëm për zhvillimet në vend.
