Izraeli nis regjistrimin e tokës në Bregun Perëndimor, palestinezët flasin për përshkallëzim tensioni

Data

Qeveria izraelite ka miratuar fillimin e procesit të regjistrimit të tokës në Bregun Perëndimor për herë të parë që nga viti 1967. Vendimi është marrë mbi bazën e një rezolute të paraqitur nga ministritë e Mbrojtjes, Financave dhe Drejtësisë, ndërsa Autoriteti i Regjistrimit të Izraelit do të pajiset me fondet dhe burimet njerëzore për të zbatuar procedurat.

Sipas autoriteteve izraelite, regjistrimi synon të krijojë “siguri ligjore” dhe të mbrojë interesat shtetërore, duke saktësuar statusin e pronësisë në një territor ku rreth dy të tretat e tokës nuk janë regjistruar zyrtarisht.

Megjithatë, Presidenca e Autoritetit Kombëtar Palestinez ka reaguar ashpër, duke e cilësuar masën si “kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë dhe stabilitetin”. Në deklaratë thuhet se vendimi përbën fillimin e zbatimit të planeve për konsolidimin e pushtimit përmes zgjerimit të vendbanimeve.

Autoritetet palestineze theksojnë se vendimi nuk i jep Izraelit asnjë legjitimitet mbi territorin e shtetit të Palestinës dhe nuk ndryshon statusin ligjor të Bregut Perëndimor, përfshirë Jeruzalemin Lindor dhe Rripin e Gazës, të cilat i konsiderojnë territore të pushtuara.

Procesi i ri do të zbatohet në të ashtuquajturën Zona C, që përbën rreth 60% të Bregut Perëndimor dhe që ndodhet nën kontrollin ushtarak dhe civil të Izraelit. Autoritetet palestineze i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të ndërhyjnë për të ndalur, sipas tyre, veprime që rrezikojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related