Sherr i dhunshëm për komente në TikTok: 26-vjeçari rrihet me çekiç në Fresk, një i arrestuar dhe dy në kërkim

Data

Policia e Tiranës ka zbardhur dinamikën e dhunimit brutal të një 26-vjeçari në zonën e Freskut, ngjarje që dyshohet se ka nisur pas debateve dhe komenteve fyese në rrjetin social TikTok. Për këtë ngjarje, uniformat blu kanë arrestuar një 49-vjeçar, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në pranga ka rënë Helidon Marku, ndërkohë që janë shpallur në kërkim Gjoke Ndrevataj, 36 vjeç, dhe Xhemal Uka, 30 vjeç. Sipas hetimeve paraprake, dhunimi i të riut pranë rrethrrotullimit të Freskut është kryer me porosi të dy personave të shpallur në kërkim.

Burime nga policia bëjnë me dije se konflikti ka nisur pas disa komenteve fyese që 26-vjeçari kishte bërë gjatë transmetimeve “live” në TikTok të Ndrevatajt dhe Ukës. Për shkak të ofendimeve, dyshohet se ata kanë vendosur të porosisin rrahjen e tij, duke angazhuar Helidon Markun për kryerjen e aktit të dhunshëm.

Sipas të dhënave hetimore, Marku e ka goditur të riun disa herë në kokë me një mjet të fortë, konkretisht me çekiç, duke i shkaktuar dëmtime serioze. I plagosuri është transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tij po monitorohet nga mjekët.

Nga verifikimet e policisë rezulton se Helidon Marku është një person me precedentë penalë. Ai është dënuar në Itali me 11 vjet e 8 muaj burg për plagosjen e disa shtetasve, mes tyre marokenë dhe shqiptarë, ndërsa në Shqipëri ka vuajtur rreth 6 vite burg për armëmbajtje pa leje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Po ashtu, burime policore bëjnë me dije se kjo nuk është hera e parë që Gjoke Ndrevataj, i njohur në TikTok me pseudonimin “Aron”, përfshihet në porosi për dhunime. Ai dyshohet se edhe më herët ka urdhëruar rrahjen e personave të tjerë, përfshirë shtetas shqiptarë në Gjermani dhe Itali.

Policia po vijon punën për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related