Opozita paralizon Tiranën dhe shkakton kaos, besnikët e Berishës dhe militantët bllokojnë rreth 3 orë 5 kryqëzimet…

Data

Për të dytën herë, formën e mosbindjes civile, opozita e përqendroi në bllokimin e rrugëve, në një protestë kombëtare në Tiranë. Për 3 orë, aq sa morën leje për zhvillimin e protestës, deputetët e Partisë Demokratike dhe të Partisë së Lirisë protestuan dje, duke bllokuar qarkullimin në 5 kryqëzime kryesore të Tiranës, së bashku me një grup militantësh. Burime bëjnë me dije se 44 protestues janë shoqëruar në polici. Që në nisje, Flamur Noka, i cili drejtonte bllokimin e kryqëzimit të rrugës së Elbasanit me Parlamentin, sulmoi fizikisht efektivët e policisë. Protesta u shoqërua me përplasje dhe tensione të deputetëve me policinë tek Bashkia, Rruga e Elbasanit, Pallati me Shigjeta dhe sheshi Ëillson që kryesohej nga Gazment Bardhi.

Aty, policia tentoi të shpërndajë turmën e protestuesve dhe të hapë qarkullimin për qytetarët e bllokuar në trafik, duke hedhur ujë e gaz lotsjellës. Nga pamjet e publikuara dje LIVE në media pjesëmarrja e mbështetësve duket e ulët, ndërsa janë deputetët të cilët prijnë dhe janë protagonistët në vetë të parë të përplasjeve e tensioneve me policinë të cilët u përpoqën të ndalonin bllokimin e rrugësve duke i paralajmëruar se po kryenin vepër penale. Deputetët e PD-së thanë se policia po përpiqet të ndalojë një të drejtë të tyre kushtetuese për të protestuar. Megjithëse disa deputetë u ulën këmbëkryq në rrugë, vetë Bardhi i doli me trup para autobotit me ujë të policisë, e Tedi Blushi hipi sipër tij, kjo zonë e Tiranës, ishte pika e parë që policia çliroi trafikun.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related