SHBA kanë shtuar ndjeshëm prezencën e avionëve dhe mjeteve ushtarake në Lindjen e Mesme, ndërsa vijojnë bisedimet me Irani. Sipas raporteve me burime të hapura, mbi 330 avionë amerikanë janë pozicionuar në rajon, përfshirë baza në Katar, Jordani dhe Arabinë Saudite.
Përforcimet përfshijnë avionë luftarakë F-18, F-15, F-16 dhe F-35, si dhe avionë mbështetës, cisterna furnizimi dhe sisteme mbrojtjeje raketore Patriot dhe THAAD. Gjithashtu, janë raportuar lëvizje logjistike shtesë nën komandën e CENTCOM.
Ndërkohë, një pjesë e avionëve janë vendosur edhe në baza evropiane dhe mund të zhvendosen drejt rajonit nëse situata përshkallëzohet. Deri tani nuk është konfirmuar ndonjë operacion i ri, por rritja e pranisë ushtarake shihet si sinjal paralajmërues mes tensioneve në rritje.
