Belind Këlliçi denoncon në Kuvend ndërtimin e 8 vilave luksoze pranë TEG: “Të kujt zyrtari janë?”

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka ngritur akuza të forta në sallën e Kuvendit, duke denoncuar atë që e cilësoi si një “skandal të ri” në lidhje me ndërtimin e disa vilave luksoze në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Këlliçi publikoi një foto satelitore ku, sipas tij, shfaqen tetë vila luksoze të ndërtuara në zonën pas TEG.

Deputeti demokrat ngriti një sërë pyetjesh publike lidhur me pronësinë dhe ligjshmërinë e këtyre ndërtimeve.

“Janë shfaqur 8 vila luksoze në Tiranë, pa zhurmë, në heshtje. Pyetjet lindin natyrshëm: Cili shef apo zyrtar banon aty? A është dhënë leje ndërtimi për këto vila? A është respektuar ligji? Bëni transparencë!”, deklaroi Këlliçi.

Ai nuk përmendi emra konkretë të personave që mund të jenë pronarë apo përdorues të vilave, por kërkoi hetim dhe transparencë institucionale mbi mënyrën se si janë ndërtuar objektet.

Deklarata e Këlliçit vjen në një ditë me debate të forta politike në Kuvend, ku opozita ka ngritur akuza të shumta për korrupsion, mungesë transparence dhe favorizime në sektorin e ndërtimit dhe investimeve publike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related