Shehu nga Strasburgu: Drejtësia është e kapur politikisht, për të burgosur kundërshtarët politikë, funksionon krimi…

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka qenë një prej anëtarëve të grupit opozitar që kanë udhëtuar deri në Strasburg, për të protestuar për burgosjen e deputetëve të opozitës nga qeveria në mënyrë politike. Teksa u pyet dje për qëllimin e kësaj proteste, nëse bëhej për Berishën dhe Salianjin, apo kundër qeverisë, Shehu theksoi se “burgosja e Berishës ishte dhe kulmi i represionit nga qeveria”. “Një parti që nuk mbron liderin e saj, nuk meriton të ekzistojë. Është mirë në kontekstin e demokracisë, jo siç tërhoqën Metën zvarrë dhe rëndon, sepse mungon demokracia. Mungon respekti ndaj ligjit, prezumohet pafajësia. Nuk kam kundërshtim të ndiqet për korrupsion çdo person, por ka mënyra, ka parime evropiane për ta ndjekur.

A keni parë në Europë të tilla situata? Berluskoni kishte 105 procese dhe nuk u tërhoq zvarrë dhe i ndoqi të gjitha në gjendje të lirë. Dominon prezumimi i pafajësisë, ky është koncepti i demokracisë. Berisha nuk paraqet rrezikshmëri. Drejtësia është e kapur politikisht për të burgosur kundërshtarët politikë. Regjimet sjellin vetëm drejtësi politike. Duhet të funksionojë demokracia, për të funksionuar parimet e drejtësisë”, deklaroi ai për mediat. Kurse për faktin e protestës së djeshme, deputeti demokrat tha se ndodhen aty për të shpjeguar pikërisht gjendjen reale, se ligjshmëria nuk funksionin, por funksionojnë korrupsioni dhe kriminaliteti. “Një nga detyrat tona është të shpjegojmë si është gjendja reale, të forcojmë dialogun mes nesh. Negociatat kanë 14 vjet të bllokuara me BE, sepse ligjshmëria nuk funksionon, por funksionon korrupsioni, funksionon kriminaliteti. 20 vjet që nuk hapen negociatat. Duhet të ishim anëtarë të BE, por nuk funksionon asgjë”, nënvizoi Shehu.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related