Me vendimin e djeshëm Gjykata e Apelit vulos konfiskimin e 9 prej pasurive të Redjan Rrajës dhe familjarëve të tij, përfshirë edhe makinën luksoze ‘Audi’ të cilën ia kishte dhuruar modeles Kejvina Kthjella. Redjan Rraja dhe Marsela Çiça kishin ankimuar në korrik vendimin e GJKKO për konfiskimin e pasurive, mes tyre edhe një Audi luksoz. Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Saida Dollani (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), sot më datë 23.10.2024, pranoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë për lënien në fuqi të konfiskimit të pasurisë.
Pasuritë e Redjan Rrajës të konfiskuara
1. Pasuria me nr. ***, zk ***, vol.22, fq.25, me sipërfaqe 30 m2, e llojit “njësi”, regjistruar më datë 11.12.2014 në emër të shtetasit R.A.Rr.
2. Pasuria me nr. ***, zk ***, vol.22, fq.24, sipërfaqe 76 m2, e llojit “njësi”, regjistruar më datë 23.12.2014, në emër të shtetasit R.Rr..
3. Pasuria me nr. ***, zk ***, vol.60, fq.140, me sipërfaqe 127.5 m2, e llojit njësi, regjistruar në emër të shtetases M.Ç..
4. Pasuria me nr. ***, zk ***, me sipërfaqe 18.09 m2, regjistruar në emër të shtetases M.Ç.
5. Pasuria me nr. ***, zk ***, me sipërfaqe 18.09 m2, regjistruar në emër të shtetases M.Ç.
6. Automjeti me targë ***, Audi A8, regjistruar në emër të Redian Rraja në datën 29.10.2019, pas blerjes së tij nga shtetasi T.S. sipas kontratës me nr. 5267 rep, nr.2989 kol, datë 24.10.2019, kundrejt vlerës prej 20 000 Euro.
7. Automjeti me ngjyrë gri të tipit Audi me targa italiane ***, me numër shasie ***, sekuestruar shtetases K.K. sipas procesverbalit të datës 05 Nëntor 2019.
8. Një orë dore me rrip metalik, me ngjyrë gri dhe të verdhë, me fushë të zezë, me numër në pjesën e pasme 16233 (Roleks).
9. Shuma prej 2750 euro.
10. Ndërsa është hequr sekuestroja mbi automjetin e markës Bentley, tipi Continental, me targë ***, blerë nga shtetasi R.Rr., me kontratë shitblerje automjeti me nr. 5272 rep, dhe nr. 2570 kol, datë 19.08.2019, në shumën 900 000 lekë (nëntëqind mijë) lekë.
