Vangjel Tavo, kandidat i PS për kryetar bashkie në Himarë, ja plani i Ramës

Data

Vangjel Tavo, kandidat i PS për kryetar bashkie në Himarë, ja si Rama po kërkon t’iu mbyllë “gojën” grekëve me vendosjen e njeriut të Ilir Metës që është nën hetim nga SPAK

Me dënimin e Fredi Belerit me vendim të formës së prerë, Himara shkon në zgjedhje të parakohshme. Kryetari i zgjedhur i bashkisë bregdetare humb mandatin e tij pasi ai bëhet subjekt i ligjit të dekriminalizimit që i ndalon atij mbajtjen e detyrës për aq kohë sa është i dënuar me burgim me vendim të formës së prerë. Pas publikimit të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, qeveria do të duhet të vërë në dijeni Presidentin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në bashkinë e Himarës. Nga marrja në dijeni kreu i shtetit do të duhet të vendosë brenda 40 ditëve për datën e zgjedhjeve. Mbetet për tu parë nëse qeveria do t’i ndjekë shpejt procedurat për të çuar Himarën në zgjedhje të parakohshme, që u bë edhe shkak i ngrirjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë. Nuk përjashtohet mundësia që afatet kushtetuese të shkelen për shkak se përpara është vera e nxehtë dhe zgjedhësit janë me pushime. Rasti më i freskët është ai i zgjedhjeve të parakohshme në bashkinë e Kukësit. Sipas afateve kushtetuese ato do të duhet të zhvilloheshin brenda gushtit, por afatet u shkelën dhe kryebashkiaku i ri i Kukësit u zgjodh në fundin e shtatorit të një viti më parë. Deri sa politika të vendosë se kur zgjedhësit e Himarës do të thirren para kutive të votimit, PS dhe PD do të duhet të nxjerrin kandidatët e tyre.

Vangjel Tavo, kandidat i PS për kryetar bashkie në Himarë

Dje kryeministri Edi Rama dha sinjale se nga kampi rozë emri më i mundshëm është minoritari grek Vangjel Tavo. PS e rifuti në politikë duke e emëruar prefekt të qarkut të Vlorës. Ai shihet si kandidatura më e mirë që në rast fitore do të lehtësojë komunikimin mes Tiranës dhe Athinës zyrtare. Rama u shpreh dje se një nga arsyet pse po përmbyllet procesi i titujve të pronësisë në Himarë është këmbëngulja e prefektit të qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo. Në ceremoninë e shpërndarjes së titujve të pronësisë në Dhërmi, Rama vlerësoi angazhimin e prefektit të qarkut, Vangjel Tavo dhe gatishmërinë e tij për të qenë pranë banorëve. “Prandaj edhe bashkia është bërë me krah, prandaj dhe kadastra është bërë me krah, se ka një usta që i rri mbi kokë edhe i thotë këtu, këtu, këtu. Dhe prandaj edhe marrëdhënia është më është më e afërt dhe më e afërt me banorët, sepse kanë një njeri që ua kam thënë ditën e parë kur ka ardhur prefekt, provoni ta merrni në telefon edhe më tregoni kur do ndodhi që nuk do ngre telefonin. Kështu që, doni Vangjel për punë, ja ku e keni! Doni një Vangjel për sherr, prisni një Vangjel me vetulla të rënda që t’iu sjellë sherrin. Kaq e thjeshtë është. Doni të vazhdojë kjo punë tamam siç vazhdon, thashë opinionet edhe diversiteti në kafene përplasuni sa të keni qejf, se në këtë zonë përplaseni brenda për brenda nëpër shtëpia më shumë se të tjerët për opinione politike gjithë jetën ka qenë kjo, po jashtë pastaj puna duhet të vazhdojë duhet të vazhdoj. Janë një mijë gjëra për t’u për t’u zgjidhur, nuk janë vetëm këto, një mijë”, tha ai.

Lëvizja që mund t’i kushtojë shtrenjtë Ramës

Tavo ka qenë deputet i qarkut të Gjirokastrës nga radhët e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, por nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë e ndërsjellë me kryeministrin Edi Rama. Por kjo lëvizje mund t’i kushtojë shtrenjtë Edi Ramës, njësoj si rasti i Lefter Kokës, ish-besnikut të Ilir Metës, i cili ndodhet tashmë në burg pasi u bë deputet në siglën e Partisë Socialiste. E themi këtë pasi Vangjel Tavo është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për lobimin me para të pista të ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai madje u thirr para pak javësh për të dëshmuar në SPAK. Në materialin e referuar në Prokurorinë e Posaçme po hetohet Ilir Meta, bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, ish deputeti Vangjel Tavo dhe Iraklis T. Fidetzis, administrator i kompanisë Dorelita  Limited me seli në Qipro, përfshirë në skemën e lobimit në vitin 2017, për llogari të Metës dhe LSI, me para të padeklaruara.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related