Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka kërkuar nga foltorja e Kuvendit që dosja e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për zëvendëskryeministren Belinda Balluku t’u vihet në dispozicion të gjithë deputetëve përpara se të votohet për imunitetin e saj.
Sipas Shehajt, mazhoranca po anashkalon ligjin dhe rregulloren parlamentare në trajtimin e kësaj çështjeje. “Dosja e SPAK duhet t’i shkojë çdo deputeti që të vihet në kushte për të votuar për çështjen e imunitetit. Është gjithçka në dorën tuaj zoti kryetar”, u shpreh ai.
Ai theksoi se kërkesa e SPAK është për arrestim dhe jo thjesht për një procedurë formale. “Është kërkesë për arrestim, Taulant, duan t’i vënë prangat, shqip (Ballukut). Ju quajeni leje, bëjeni si të doni. Ka kërkesë nga SPAK për arrestimin”, deklaroi Shehaj.
Debati për heqjen e imunitetit të Ballukut pritet të vijojë në ditët në vijim në Kuvend.
