Përplasje Bardhi–Balla në Kuvend për përgjimet e SPAK dhe Suel Çelën

Data

Debate të forta janë zhvilluar në seancën plenare mes kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, dhe atij të PS-së, Taulant Balla, lidhur me pretendime për ndërhyrje në çështje të hetuara nga SPAK.

Bardhi akuzoi Ballën se rezulton në përgjime të Prokurorisë së Posaçme, duke pretenduar se ai ka ndërhyrë te prokurori dhe drejtori i Policisë për lirimin e pronave të sekuestruara të babait të Suel Çelës në Elbasan. “S’na jep dot leksione kushtetuese kur je në përgjim nga SPAK për pronat e Suel Çelës”, deklaroi Bardhi nga foltorja, duke kërkuar që dosja të mos mbahet e fshehtë dhe të çohet përpara drejtësisë.

Nga ana tjetër, Balla i hodhi poshtë akuzat dhe kundërsulmoi, duke kujtuar se Bardhi ka akuzuar më herët edhe figura të tjera të PD-së për lidhje me të njëjtin person. Ai tha se Bardhi “nuk e ka turp shpifjen” dhe se është “avantazh” për të në drejtimin e grupit parlamentar, duke shtuar se di “shumë gjëra”, por po i kursen për një moment tjetër.

Debati mes dy drejtuesve të grupeve parlamentare u zhvillua në një klimë të tensionuar, teksa çështjet që lidhen me hetimet e SPAK dhe figurat politike vijojnë të dominojnë diskursin parlamentar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related