Salianji kritik ndaj Berishës nga Vlora: Qytetarët nuk e besojnë lidershipin e PD

Data

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend gjatë një takimi me demokratët në Vlorë, ku ka shprehur kritika edhe ndaj lidershipit të Partisë Demokratike.

Salianji u shpreh se situata në Shqipëri është alarmante dhe se politika duhet të rikthehet në shinat e përgjegjësisë ndaj qytetarëve.

Ai theksoi se qytetarët nuk e besojnë lidershipin e Partisë Demokratike aq sa duhet, duke shtuar se për këtë nuk mund të fajësohen qytetarët, por vetë politikanët.

“Qytetarët kanë një mesazh të qartë dhe ne duhet ta dëgjojmë. Qytetarët nuk e besojnë lidershipin e PD aq sa duhet dhe për këtë nuk fajësohet populli, por ndryshojnë politikanët dhe lidershipi”, deklaroi Salianji.

Deputeti demokrat shtoi se politika shqiptare ka nevojë për dorëheqje dhe për një qasje të re, duke theksuar se vetëm përmes përgjegjësisë dhe ndryshimit të lidershipit mund të rikthehet besimi i qytetarëve.

Sipas tij, Partia Demokratike ka qenë dhe mbetet një forcë e madhe politike, por duhet të ndërmarrë ndryshime për t’u rikthyer sërish fituese në zgjedhje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related