Sot seanca paraprake për Veliajn në GJKKO, biznesmeni Elman Abule paraqitet nën arrest shtëpie

Data

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit (GJKKO) po zhvillohet sot (5 dhjetor) seanca paraprake për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa një nga të pandehurit në dosje, biznesmeni Elman Abule, është paraqitur në gjykatë.

Abule akuzohet për pastrim parash në kuadër të çështjes ndaj Veliajt dhe ndodhet nën masën e arrestit shtëpiak, vendim i dhënë me kërkesë të SPAK. Ai është një nga personat kyç të hetimit që lidhet me rrjetin e biznesmenëve dhe bashkëpunëtorëve të kryebashkiakut të akuzuar.

Veliaj përballet me 13 akuza të rënda

Kryebashkiaku i Tiranës, i arrestuar në shkurt dhe aktualisht në paraburgim, akuzohet për:

  • 9 episode korrupsioni pasiv,
  • Pastrimi i produkteve të veprës penale,
  • Fshehje pasurie,
  • Shpërdorim detyre,
  • Futje dhe mbajtje të sendeve të ndaluara në qeli (përsëritës).

SPAK thotë se Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, kanë marrë përfitime të parregullta në 9 raste nga subjekte që më pas kanë përfituar leje ndërtimi ose fonde publike nga Bashkia Tiranë. Sipas hetimit, Veliaj ka miratuar personalisht çdo procedurë financiare që lidhet me këto përfitime.

Xoxa akuzohet po ashtu për korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim të aseteve dhe përdorim të shumave të mëdha cash jashtë sistemit bankar. SPAK ka evidentuar blerje online në vlerë 86.7 milionë lekë, si dhe pagesa të shumta në të holla për qira dhe shpenzime private.

Veliaj kundërshton masat, kërkon sërish ndërhyrjen e Kushtetueses

Seanca e kaluar u shty pasi Veliaj kërkoi kohë të njihte aktet e dosjes dhe kundërshtoi vendosjen në “kafaz”, duke e konsideruar shkelje të të drejtave të njeriut.

Ndërkohë, ai ka bërë rekurs të dytë në Gjykatën Kushtetuese për:

  • shfuqizimin e masës ‘arrest me burg’,
  • rrëzimin e vendimeve të GJKKO, Apelit të Posaçëm dhe Gjykatës së Lartë.

Ndërkohë, më 3 nëntor, Kushtetuesja vendosi ta lërë në detyrë Veliajn, duke shfuqizuar vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij dhe dekretin e Presidentit për zgjedhje të reja.

Të pandehur të tjerë në dosjen e SPAK

Përveç Veliajt dhe Xoxës, nën hetim apo në gjykim janë edhe disa biznesmenë e bashkëpunëtorë, ndër ta:

Elman Abule, Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi, Shkëlqim Fusha, Sokol Kryeziu, Mirton Lika, Linda Kazani, Erald Simixhiu, Ina Goxhaj, Frosina Bollo, Valmir Xoxa, Adela Kondakçiu, Flutur Xhani dhe Fatjon Baci.

Ndërsa ish-deputetja Klotilda Bushka akuzohet për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related