“Populli ka të drejtë ta ndëshkojë”/ Vasili akuza të forta ndaj Ramës për “vetëgjyqësi politike”

Data

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka hedhur akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për “vetëgjyqësi politike” dhe përpjekje për të mbrojtur veten dhe zyrtarët e qeverisë nga drejtësia.

Në reagimin e tij, Vasili u shpreh se Rama po sillet si “kujdestar i drejtësisë”, duke zëvendësuar, sipas tij, Kushtetutën dhe ligjin me vendimmarrje politike në Kuvend. Ai kritikoi edhe ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, duke pretenduar se ato synojnë të mbrojnë zyrtarët e lartë të zgjedhur nga masa të caktuara ndaluese.

Sipas Vasilit, pretendimet e mazhorancës për reformën në drejtësi nuk qëndrojnë më, ndërsa ai akuzoi kryeministrin për mbrojtje të korrupsionit përmes shumicës parlamentare.

Në fund të deklaratës së tij, Vasili tha se kur drejtësia, sipas tij, pengohet të veprojë, “populli ka të drejtë ta ndëshkojë” qeverinë në emër të ligjit, duke e cilësuar situatën si një cenim të shtetit ligjor dhe barazisë përpara ligjit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related