Salianji ironizon nga Vlora: Për herë të parë në kryesinë e PD nuk ka asnjë grua

Data

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka ironizuar drejtuesit e Partisë Demokratike gjatë një takimi me demokratët në Vlorë, duke theksuar se për herë të parë në kryesinë e kësaj force politike nuk ka asnjë grua.

Salianji u shpreh se kjo situatë tregon, sipas tij, se sa mirë po shkojnë punët brenda partisë, ndërsa theksoi se duhet të krijohen më shumë hapësira për përfaqësimin e grave në politikë.

“Në partinë tonë për vendime të gabuara për herë të parë në kryesi nuk ka një grua dhe siç po shihet se mirë po shkojnë punët. Mirë është të krijojmë hapësira për gratë në partinë tonë politike”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij, Salianji u ndal edhe te situata politike dhe ekonomike në vend, duke e cilësuar atë alarmante.

Sipas tij, Shqipëria ka nevojë për një fillim të ri dhe për një politikë të re që nuk është e lodhur, e vjetruar dhe e shkëputur nga qytetarët.

Deputeti demokrat shtoi se vendi përballet me një shtet të degraduar në çdo qelizë, ekonomi të dobët dhe rritje të çmimeve, ndërsa besimi i qytetarëve ndaj politikës, sipas tij, është në nivelin më të ulët.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related