Bomberi kuqezi ka shënuar tre gola në ndeshjen ndaj Kartagjenës, duke e vulosur rezultatin në 4-1 për skuadrën e tij, e cila po lufton për t’u rikthyer në La liga.
Me këto tre gola, Uzuni shkon në kuotën e 14 realizimeve këtë sezon me Granadan në 16 ndeshje, ku ka dhuruar edhe një asist.
14 golat e shënuar e kanë bërë sulmuesin beratas, i cili në këtë sezon ka mbajtur në disa ndeshje edhe shiritin e kapitenit te Granada, idhullin e tifozëve vendas.
Të gjithë janë të çmendur pas Uzunit dhe këtë e vërteton më së miri rrugëtimi që një tifoz i Granadës nga Argjentina, ka ndërmarrë për të takuar idhullin e tij më të madh.
