Rimbursim deri në 13 mijë lekë për arsimin e fëmijëve – kush përfiton dhe si bëhet aplikimi me DIVA

Data

Prindërit e punësuar që kanë të ardhura vjetore të tatueshme deri në 1.2 milionë lekë mund të përfitojnë rimbursim për shpenzimet arsimore të fëmijëve në ngarkim, përmes plotësimit të Deklaratës Individuale të të Ardhurave (DIVA 2025).

Përfitimi realizohet përmes zbritjes nga baza tatimore, ku individi ka të drejtë të deklarojë deri në 100 mijë lekë shpenzime arsimore, çka përkthehet në një rimbursim maksimal deri në 13 mijë lekë në vit, që kthehet drejtpërdrejt në llogarinë bankare.

Kush përfiton?

  • Qytetarë të punësuar me të ardhura vjetore deri në 1.2 milionë lekë
  • Prindër ose kujdestarë ligjorë me fëmijë në ngarkim
  • Edhe ata që nuk janë të detyruar të plotësojnë DIVA, por e bëjnë vullnetarisht për të përfituar rimbursimin

Çfarë shpenzimesh njihen?

  • Pagesa për çerdhe, kopshte, shkolla publike apo private
  • Pagesa për kurse gjuhësh të huaja
  • Shpenzime të tjera arsimore të dokumentuara

⚠️ Shpenzimet njihen vetëm nëse janë të dokumentuara me kontrata dhe fatura tatimore.

Si bëhet aplikimi për rimbursim?

  1. Plotësohet DIVA 2025 në llogarinë personale në e-Filing
  2. Nëse deklarata rezulton me mbipagesë, krijohet kërkesë për rimbursim te moduli “Çështjet e mia”
  3. Bashkëlidhen dokumentet:
    • Numri i llogarisë bankare
    • Certifikata familjare
    • Kontratat me institucionet arsimore
    • Fatura ose dokumente pagese për shpenzimet e deklaruara

Kur refuzohet kërkesa?

Kërkesa për rimbursim mund të refuzohet nëse:

  • DIVA nuk rezulton me mbipagesë
  • Dokumentacioni është i paplotë ose i pasaktë
  • Shpenzimet nuk janë të ligjshme ose nuk janë deklaruar saktë

Në rast gabimesh, individi ka të drejtë të paraqesë deklaratë korrigjuese brenda afateve ligjore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related