Berisha: Në dosjen e AKSHI-t dy nga tre rreshta janë për Lindën dhe Frangun, Rama nuk i shpëton drejtësisë

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se kryeministri Edi Rama po përpiqet të lobojë për të shpëtuar nga drejtësia, por sipas tij kjo nuk do ta ndihmojë dhe ai do të përballet me ligjin.

Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha tha se emri i Ramës përmendet në dosjet që ndodhen në Prokurorinë e Posaçme. Ai u ndal veçanërisht te dosja e AKSHI-t, duke deklaruar se në të “në tre reshta, dy janë për Lindën dhe Armand Frangun”, duke nënkuptuar lidhje direkte me familjen e kryeministrit.

Sipas Berishës, Rama po përdor çdo mënyrë për të shmangur përgjegjësinë, por nuk do të mund t’i shpëtojë drejtësisë. Ai paralajmëroi se opozita do të mobilizojë qytetarët për largimin e tij nga pushteti, duke e cilësuar qeverisjen aktuale si të paligjshme dhe të mbështetur mbi korrupsion.

Berisha theksoi se asnjë kryeministër më parë nuk ka vepruar në këtë mënyrë për të bllokuar drejtësinë dhe Kushtetutën, duke shtuar se Rama ka humbur çdo legjitimitet moral dhe politik për të qeverisur vendin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related