“Prindi sot kërcë”on mësuesit”- Mjeku psikiatër për vra@jen e nxënësit në Tiranë: Kemi kaluar nga njëri ekstrem në tjetrin! Familja rol të pazëvendësueshëm për fëmijën

Data

Mjeku psikiatër Neli Demi ka komentuar rastin e vras@es së Martin Canit, 14-vjeçarit që iu mor jeta më 18 nëntor pranë shkollës Fan Noli në Tiranë, nga bashkëmoshatari i tij.

Demi tha në studion e emisionit ‘Open’, në Neës24 se ka shumë faktorë që kanë ndikuar, ndërsa theksoi se familja ka rol të pazëvendësueshëm.

“Familja ka një rol të pazëvendësueshëm për fëmijën. Fëmija lind me një ego shumë të fortë, nuk do t’ia dijë për kufizimet. Që në momentet e para të fillimit të hapave të vogla të pavarësisë, apo fjalët e para që thotë, çfarë i përgjigjet këtyre përpjekjeve për pavarësi, përbën kushtet e mundshme të sjelljes.

Problemi duhet të trajtohet që në gjenezë. Shteti ka për detyrë të mbrojnë fëmijën edhe nga prindërit e tij. Kemi kaluar nga ekstremi në ekstrem. Kemi kaluar nga rasti kur prindi i kërkon mësueses rrihe fëmijën, te ajo që prindi kërcënon mësuesen”, tha Neli.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related