Zhvillime të reja janë raportuar gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve në Kuvend, ku po shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetes dhe ministres Belinda Balluku.
Sipas raportimeve nga mbledhja, përfaqësuesit e Prokurorisë kanë argumentuar se situata penale e Ballukut është rënduar ndjeshëm. Në fillim, ajo rrezikonte deri në 10 vite burg për akuzat e ngritura, ndërsa aktualisht, me kualifikimin e ri të veprave penale, rrezikon deri në 35 vite burg.
Sipas organit të akuzës, hetimet kanë avancuar dhe akuzat janë ashpërsuar, duke rritur ekspozimin penal të saj. Këshilli i Mandateve pritet të vendosë nëse do t’i hapë rrugë kërkesës së Prokurorisë për arrestim, ndërsa çështja ka ndezur debate të forta politike.
