A do të rikandidojë për Bashkinë Shkodër? Bardh Spahia lë derën hapur

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka lënë të hapur mundësinë për të kandiduar sërish për kryetar të Bashkisë së Shkodër, por pa dhënë një përgjigje të prerë.

I ftuar në një emision televiziv, Spahia u shpreh se aktualisht e konsideron të rëndësishëm rolin e tij në Parlament, duke theksuar se përfaqësimi i qytetarëve mbetet prioritet në këtë moment.

Ai kujtoi edhe vendimin e vitit 2023, kur zgjodhi të marrë mandatin e deputetit, duke e cilësuar atë si një zgjedhje në interes të demokratëve të Shkodrës dhe jo personale.

“Kam bërë zgjedhjen jo në interesin tim, por në atë që kam besuar se ishte më e mira për demokratët e Shkodrës,” tha ai.

Megjithatë, Spahia nuk e përjashtoi rikthimin në garë, duke theksuar se nuk i është shmangur asnjëherë sfidave politike dhe se kandidimi mbetet një çështje për t’u vlerësuar në të ardhmen, nëse i besohet një rol i tillë.

Ai shtoi gjithashtu se Partia Demokratike ka figura të mjaftueshme për të garuar si në nivel lokal ashtu edhe qendror, ndërsa ngriti shqetësimin për procesin zgjedhor në Shkodër.

Sipas tij, sfida kryesore nuk është emri i kandidatit, por garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, duke kërkuar ndarjen e politikës nga krimi elektoral dhe përdorimi i burimeve shtetërore në zgjedhje.

Në përfundim, Spahia theksoi se gara elektorale mbetet një nga sfidat më të forta politike dhe se ai është i gatshëm ta përballet me të, nëse do të jetë e nevojshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related